
ScienceDaily (2 Qershor 2009) - Kërkuesit kanë zbuluar në Spanjë fytyrën dhe nofullën e fosilizuar të një primati hominoid (Superfamilja Hominoidea) të panjohur më parë. Mendohet se gjetjet i përkasin një hominoidi mashkull i cili ka jetuar rreth 12 milion vite më parë (Era e Miocenit të Mesëm). I pagëzuar me emrin “Lluc”, mashkulli hominoid shfaq tipare moderne si një fytyrë e sheshtë dhe nofulla jo shumë të dala. Ky zbulim hedh një dritë të re në lidhje me evolucionin e hominidëve (Familja Hominidae) në përgjithësi, ku përfshihen orangutangët, shimpazetë, bonobotë, gorillat dhe njerëzit.
Në studimin e publikuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences” u prezantuan të dhëna bindëse se individi në fjalë i përket një specie dhe gjinie, të Familjes Hominidae, të panjohur më parë nga taksonomët e Primatëve.
Kraniumi i pjesëshëm dhe mandibulat e species hominide u zbuluan në vitin 2004 në Abocador de Can Mata, një rajon i njohur për nga pasuria me mbejtje fosile hominidësh. Proçesi i përgatitjes së gjetjeve fosile për studim ishte mjaft i komplikuar për faktin se ato ishin mjaft delikate, por pasi ky hap u kalua me sukses, rezultatet ishin befasuese: Anoiapithecus brevirostris shfaqte një kombinim të pa ndeshur më parë tiparesh.
Anoiapithecus brevirostris (emri shkencor rrjedh nga rajoni ku u gjet fosili: l’Anoia dhe prej tipareve moderne faciale të tij) shfaq një morfologji faciale moderne, e karakterizuar nga nofulla jo të dala. Krahasuar me specie e tjera të Familjes Hominidae, nofulla të tilla janë të krahasueshme vetëm me specie të gjinisë Homo.
Përtej ngjashmërisë së jashtëzakonshme nuk flitet për një tjetër specie të gjinisë Homo por mendohet të kemi të bëjmë me Evolucion Konvergjues ( dy specie të veçanta evolojnë në mënyrë të tillë që shfaqin tipare të ngjashme).
Studimi i Anoiapithecus brevirostris mund tu japë përgjigje mjaft pyetjeve të shtruara më parë nga Antropologët si ajo e origjinës gjeografike të Familjes Hominidae. Në lidhje me këtë çështje midis shkencëtarëve shfaqen divergjenca. Sipas disa Antropologëve, hominidët e sotëm rrjedhin nga një grup stërgjyshor (kenyapithecines ) që suposohet të kenë populluar zonat midis Afrkës dhe Euroazisë gjatë e Erës së Miocenit të Mesëm.
Studimi i detajuar i morfologjisë kraniale tregoi se përveç tipareve anatomike moderne hominide (aperturë nazale e gjerë në bazë, kryqe të larta zigomatike, qiellzë e thellë) Lluc shfaq edhe një grup tiparesh primitive (si mandibulë shumë robuste, sinus premaksilar shumë të reduktuar, enamel të trashë dental, maja dhëmbësh të rrumbullakosura). Këto tipare e afrojnë Lluc me një grup hominoidësh (Superfamilja Hominoidea) primitivë të njohur si Afropithecidë që mendohet të kenë jetuar në Afrikë gjatë Miocenit të Mesëm.
Krahas tipareve që shfaqen të ndërmjetme midis afropitecidëve primitive dhe hominidëve, Lluc dallohet për një pozicion të caktuar anterior të zigomatikëve, mandibula të dala dhe sinus maksilar shumë i reduktuar. Tiparet e fundit e afrojnë shumë morfologjikisht me Kenyapithecinët të cilët sipas hipotezës më të besueshme populluan gjerësisht kontinentin Afrikane e më pas kolonizuan edhe rajonin e Mesdheut diku rreth 15 milion vite më parë.
Me fjalë të tjera, gjetja e Anoiapithecus brevirostris riformuloi edhe një herë teorinë “ Në Afrikë” që shpjegon evolucionin brenda SFamiljes Hominoidea. Sipas kësaj teorie kontraversale supozohet se, paraardhësit stërgjyshor i Hominidëve të sotëm (Kenyapithecinët) me origjinë Afrikane të kenë miguar fillimisht drejt Mesdheut e më pas disa prejt tyre të jenë rikthyer në Afrikë. Kështu, mendohet se Ponginët dhe Humanët, me paraardhës të përbashkët stërgjyshor Kenyapithecinët, të kenë evoluar veças nga njëri-tjetri në Euroazi dhe Afrikë respektivisht.
Projekti në els Hostalets de Pierola vazhdon ndërkohë që priten zbulime të reja fosile të cilat do të luajnë rol kyç në testimin e hipotezës së mësipërme.
Referenca:
Salvador Moyà-Solà, David M. Alba, Sergio Almécija, Isaac Casanovas-Vilar, Meike Köhler, Soledad De Esteban-Trivigno, Josep M. Robles, Jordi Galindo, and Josep Fortuny. A unique Middle Miocene European hominoid and the origins of the great ape and human clade. Proceedings of the National Academy of Sciences, 2009
Përshtati në shqip: Loreta Bllaci
Nuk ka komente:
Posto një koment