CHICAGO, 9 Qershor 2009 (Reuters) – sipas kërkuesëve amerikanë, adultët (me moshë mesatare 40 vjeç) të cilët flenë pak kanë më shumë mundësi të zhvillojnë hipertension. Nga ky studim, që synon të vlerësojë korrelacionin pagjumësi-hipertension rezultoi se reduktimi i gjumit me mesatarisht një orë përgjatë pesë vitesh rrit me 37% rrezikun. Këto nuk janë të vetmet pasoja, ky grup (individët me pak orë gjumë) shfaq edhe rrezikshmëri më të lartë ndaj infeksioneve, sëmundjeve të zemrës, trombozave dhe kancerit. Sipas U.S. Centers for Disease Control and Prevention një adulti i nevojiten 7 -9 orë gjumë, reduktimi i këtij intervali shoqërohet me pasoja shëndetësore të cilat kanë filluar të evidentohen nga studime të ndryshme. Studime të ngjashme tek fëmijët kanë treguar se reduktimi i orëve të gjumit lidhet me obesitetin, depresionin dhe hipertensionin. Në këtë studim u përfshinë 578 adultë me moshë mesatare 40 vjeç. Secilit prej tyre iu mat tensioni dhe iu shënuan orët e gjumit. Vetëm 1% prej tyre flinin >= 8 orë. Sipas studiuesëve çdo orë reduktim i gjumit rrit rrezikun për zhvillimin e hipertensionit. Nga studimi rezultoi se meshkujt, veçanërisht meshkujt negri, flinin shumë më pak se sa femrat e bardha rreziku i të cilave për zhvillim të hipertensionit ishte i ulët. Studiuesit nuk i lidhën rezultatet e studimit me Apenë e Gjumit (SOAP, një formë e rëndë gërhitjeje) që njihet për kontributin e saj në hipertension. Sipas Knutson, meshkujt që flejnë më pak janë më të rrezikuar pavarësisht nëse gërhasin ose jo. Nga ana tjetër, femrat gërhitëse kanë probabilitet më të lartë për të zhvilluar hipertension. Arësyet për të shpejguar diferenca të tilla gjinore nuk janë të qarta por gërrhitja edhe se është me e rrallë tek femrat por mund të jetë më fortësisht e lidhur me Apenë e Gjumit.Përshtat në shqipi: Loreta Bllaci
Nuk ka komente:
Posto një koment