e hënë, korrik 06, 2009

TABELЁS PERIODIKE I SHTOHET NJЁ ELEMENT I RI


BERLIN, 11 Qershor 2009 (Reuters) – një element i ri kimik super i rëndë do të përfshihet së shpejti zyrtarisht në tabelën periodike.

“Elementi i ri është afërsisht 277 herë më i rëndë se Hidrogjeni, duke përfaqësuar kështu edhe elementin më të rëndë të Tabelës Periodike” u shprehën shkencëtarët e GSI Helmholtz Center for Heavy Ion Research të Mërkurën (10 Qershor) në deklaratën e tyre zyrtare.

Për prodhimin e bërthamës së elementit të ri, i njohur edhe si Ununbium (numri 112 në Latinisht) u bashkuan bërthamat e Zinkut dhe Plumbit. Zbulimi i elementit të ri nga skuadra e dretjuar prej Sigurd Hofmann i Helmholtz Center është konfirmuar edhe nga IUPAC (International Union of Pure and Applied Chemistry).

IUPAC ka kërkuar emërtim zyrtar për elementin në fjalë.
Sipas drejtorit tëi përgjithshëm të IUPAC (North Carolina), krijimii elementit të ri ka ndihmuar kërkuesit të kuptojnë se si funksionojnë impiantet bërthamore dhe bombat atomike. Numri Atomik 112 i referohet shumës së numrave atomik të Zinkut (30) dhe Plumbit (82). Numri atomik tregon numrin e protoneve të gjendur në Bërthamën e një atomi të caktuar. Shkencëtarët e Helmholtz Center që nga viti 1981 kanë zbuluar gjashtë elemente kimikë të numëruar 107-112. Pesë elementët e tjerë janë tashmë të njohur dhe të emërtuar. Në vitin 1925 shkencëtarët zbuluan elementin e fundit të tabelës periodike të gjetur në natyrë. Që nga ai vit kërkuesit janë përpjekur për të krijuar element të rij, të rëndë.

Raportuar nga nga Jacob Comenetz
Edituar nga Philippa Fletcher

Përshtatur në shqip nga Loreta Bllaci

Nuk ka komente:

Posto një koment