e enjte, korrik 16, 2009

KONFIRMOHET EKZISTENCA E TË PAKTËN 3 NËNGRUPEVE TË NEANDERTALËVE

Areali i Neandertalëve (Homo neanderthalensis), të cilët populluan Tokën 30.000-130.000 vite më parë, shtrihej nga Europa Perëndimore deri në Azi e Lindje të Mesme.

Në ditët e sotme antropologët shtrojnë çështjen nëse Neandërtalët kanë përfaqësuar një grup homogjen apo heterogjen të përfaqësuar prej disa nëngrupesh.

Studimet paleoantropologjike, të bazuara tek analizimi morfologjik i skeletëve të Neandertalëve, mbështesin hipotezën e ekzistencës së tre nëngurpeve të njeriut të Neandërtalit: njëri nga grupet ka populluar Europën Perëndimore, një tjetër Europën Lindore dhe grupi i tretë Levantin (“Orienti”).



Kjo hipotezë përforcohet edhe nga studime të mëparëshme të ADN-së mitokondriale dhe variabilitetit gjenetik të 12 Neandërtalëve (A.Degionai dhe kolegët, UMR 1997).Studimi i ri konfirmon sëristh prezencën e tre nëngrupeve dhe hedh hipotezën e ekzistencës së një nëngrupi të katërt që mendohet se popullonte Azinë Perëndimore.

Sipas autorëve, përmasat e popullatave të Neandërtalëve nuk kanë qenë konstante në kohë, midis grupeve ka mudnësi të ketë pasur edhe migrime. Për më tepër, variabiliteti midis popullatave të Neandertalëve është pasojë direkte e kushteve klimatike gjatë Periudhës së Pleistocenit që korrespondon me kohën e shtrirjes së arealit të tyre (ekspansionit).

Në arritjen e këtyre rezultateve Degioanni dhe kolegët, punuan me një metodologji të re të derivuar nga modele të ndryshme bikompjuterike të bazuara në të dhëna gjenetike, demografike dhe paleoantropologjike.

Studime të ngjashme shtojnë shpresat e studiuesëve që një ditë t’iu jepet përgjigje paqartësive në lidhje me diversitetin kulturor (industira litike psh) dhe pasurinë me resurse natyrore të territoreve që ata popullonin. Rrjedhimisht, do të mund të krijohej një ide më e qartë e faktorëvë që çuan në në zhdukjen e tyre.

__________________________

Referenca:
Fabre et al. Genetic Evidence of Geographical Groups among Neanderthals. PLoS ONE, 2009; 4 (4): e5151 DOI:
Loreta Bllaci

Nuk ka komente:

Posto një koment