
ScienceDaily (13 Qershor, 2009) — kërkuesit tregojnë për herë të parë mënyrën se si kanceri përhapet deri në tru dhe zhvillohet pas “kolonizimit” të tij.
__________________________
Në studimin e publikuar në PLoS One journal, studiuesit e Universitetit të Oksfordit, prezantuan për herë të parë mekanizmin nëpërmjet të cilit qelizat kanceroze metastazike ankorohen në enët e gjakut të trurit. Një zbulim i tillë i hap rrugën formulimit të medikamenteve të reja frenuese të përhapjes së qelizave kanceroze deri në tru.
Nëse qelizat e tumorit fillestar, shkëputen nga indi ku janë origjinuar dhe kolonizojnë inde të tjera tek të cilët zhvillohen dhe formojnë progjeni, thuhet se janë metastazike. Në këtë rast, tumori është malinj - kancer (në gjuhën popullore thuhet se tumori është femër).
Pasi qelizat kanceroze mbërrijnë deri në Tru, prognoza nuk paraqitet aspak e mirë: medjania e mbijetesës është 9 muaj në kushet e trajtimit mjeksor maksimal. Tek pacientët me kancer, në më shumë se 20% të tyre, kanceri përhapet në Sistemin Nervor Qëndror.
Edhe se metastazat në tru përfaqsojnë tumoret malinje më të zakonshme, duke qenë 10 herë më të përhapur se sa kanceri që origjinohet aty, shumë pak njihet për këtë proçes.
Ekipi kërkues i Universitetit të Oksfordit, i drejtuar prej Proff Ruth Muschel i Gray Institute for Radiation Oncology and Biology, ngriti pyetjen: " Si zhvillohen qelizat tumorale në tru?" Ata studiuan në kushte laboratorike linja qelizore kanceroze njerëzore të ndryshme (të kancerit të gjirit, melanomës dhe limfomës) tek truri i minjve.
Kërkuesit vunë re se në më shumë se 95% të rasteve qelizat kanceroze metastazike zhivlloheshin në muret e enëve të gjakut që furnizojnë trurin dhe jo në qelizat nervore. Ata sugjeruan se duke përzgjedhur rrjetin e enëve të gjakut qelizat kanceroze mund të marrin të gjithë ushqimin dhe oksigjenin e nevojshëm për rritje pa qenë e nevojëshme të induktojnë zhvillimin e enëve të gjakut rreth tyre (angiogjenezë).
Nga ky studim, u zbulua edhe një lloj integrine (proteinë) në sipërfaqen e jashtme të qelizave kanceroze, e cila luan një rol thelbësor në ankorimin tek enët e gjakut dhe zhvillimin e këtyre qelizave. Në mungesë të kësaj proteine, qelizat kanceroze e kishin të pamundur për tu lidhur me enët e gjakut e për tu zhvilluar pra: metastazat bllokoheshin.
__________________________
Komenti i figurës: Qelizat e kancerit të gjirit (të gjelbra) zhillohen tek enët e gjakut (të kuqe) që furnizojnë trurin e një miu. (Credit: Copyright Shawn Carbonell)
Referenca: W. Shawn Carbonell1, Olaf Ansorge, Nicola Sibson, Ruth Muschel. The Vascular Basement Membrane as %u201CSoil%u201D in Brain Metastasis. PLoS One, 4(6): e5857 DOI:
Përshtati në shqip: Loreta Bllaci
Nuk ka komente:
Posto një koment