e enjte, korrik 16, 2009

KONFIRMOHET EKZISTENCA E TË PAKTËN 3 NËNGRUPEVE TË NEANDERTALËVE

Areali i Neandertalëve (Homo neanderthalensis), të cilët populluan Tokën 30.000-130.000 vite më parë, shtrihej nga Europa Perëndimore deri në Azi e Lindje të Mesme.

Në ditët e sotme antropologët shtrojnë çështjen nëse Neandërtalët kanë përfaqësuar një grup homogjen apo heterogjen të përfaqësuar prej disa nëngrupesh.

Studimet paleoantropologjike, të bazuara tek analizimi morfologjik i skeletëve të Neandertalëve, mbështesin hipotezën e ekzistencës së tre nëngurpeve të njeriut të Neandërtalit: njëri nga grupet ka populluar Europën Perëndimore, një tjetër Europën Lindore dhe grupi i tretë Levantin (“Orienti”).



Kjo hipotezë përforcohet edhe nga studime të mëparëshme të ADN-së mitokondriale dhe variabilitetit gjenetik të 12 Neandërtalëve (A.Degionai dhe kolegët, UMR 1997).Studimi i ri konfirmon sëristh prezencën e tre nëngrupeve dhe hedh hipotezën e ekzistencës së një nëngrupi të katërt që mendohet se popullonte Azinë Perëndimore.

Sipas autorëve, përmasat e popullatave të Neandërtalëve nuk kanë qenë konstante në kohë, midis grupeve ka mudnësi të ketë pasur edhe migrime. Për më tepër, variabiliteti midis popullatave të Neandertalëve është pasojë direkte e kushteve klimatike gjatë Periudhës së Pleistocenit që korrespondon me kohën e shtrirjes së arealit të tyre (ekspansionit).

Në arritjen e këtyre rezultateve Degioanni dhe kolegët, punuan me një metodologji të re të derivuar nga modele të ndryshme bikompjuterike të bazuara në të dhëna gjenetike, demografike dhe paleoantropologjike.

Studime të ngjashme shtojnë shpresat e studiuesëve që një ditë t’iu jepet përgjigje paqartësive në lidhje me diversitetin kulturor (industira litike psh) dhe pasurinë me resurse natyrore të territoreve që ata popullonin. Rrjedhimisht, do të mund të krijohej një ide më e qartë e faktorëvë që çuan në në zhdukjen e tyre.

__________________________

Referenca:
Fabre et al. Genetic Evidence of Geographical Groups among Neanderthals. PLoS ONE, 2009; 4 (4): e5151 DOI:
Loreta Bllaci

PESËDHJETË E NJË (51) GJENE PËRCAKTOJNË MBIEJTESËN MIDIS PACIENTËVE ME KANCER GJIRI


PESËDHJETË E NJË (51) GJENE PËRCAKTOJNË MBIEJTESËN MIDIS PACIENTËVE ME KANCER GJIRI
Shanset e mbijetësës midis të diagnostikuarve me kancer gjiri në të ardhmen do të mund të përcaktohen nëpërmjet analizave gjenetike. Ka të ngjarë që të jenë 51 gjene të cilët mbartin informacion në lidhje me prognozën e secilit pacient. Këto përfundime janë rezultat i një studimi të prezantuar në Akademinë Sahlgrenska, Universiteti i Gothenburg, Suedi.

Grupi i kërkuesëve analizuan mostra të mbeldhura nga pacientë që i kishin mbijetuar sëmundjes dhe nga ata të cilët kishin ndërruar jetë gjatë një periudhe kohore prej 10 vitesh nga koha e diagnostikimit.

U konstatua se, shkalla e shprehjes së 51 gjeneve të studiuar ndryshonte midis grupit me prognozë të favorshme dhe atij me prognozë të varfër. Si shkallë e shprehjes së gjeneve u vlerësua sasia e produktit për të cilin këto gjene kodojnë.

Për më tepër, grupi i kërkuesve studioi veçanërisht shprehjen e gjenit që kodon proteinën BTG2. U konstatua se ky gjen shhprehej më tepër tek pacientët që i kishin mbijetuar sëmundjes pesë ose më shumë vite pas diagnostikimt se sa tek pacientët që nuk kishin mbijetuar pas kësaj periudhe kohore. Gjeni në fjalë njihet prej kohësh si një gjen tumor-supresor por kërkuesit e Sahlgrenska Academy janë të parët që demostruan rolin e proteinës së koduar prej tij si një “marker” prognostik.

Sipas Elin Karlsson, sot shumë prej pacientëve vuajnë pasoja të mjekimit: disa mjekohen më tepër e disa më pak se sa është e nevojëshme. Nese nga analizat gjenetike do të ndihmonin në klasifikimin e pacientëve me prognozë të favorshme nga ata me prongozë të varfër atherë edhe mjekimi do të ishte më specifik.

University of Gothenburg (2009, June 15). Fifty-one Genes Predict Breast Cancer Survival.
Përshtati në shqip: Loreta Bllaci

ZBULOHET NЁ SPANJЁ FOSILI I NJЁ HOMINIDI 12 MILION VJEÇAR TЁ PANJOHUR MЁ PARЁ


ScienceDaily (2 Qershor 2009) - Kërkuesit kanë zbuluar në Spanjë fytyrën dhe nofullën e fosilizuar të një primati hominoid (Superfamilja Hominoidea) të panjohur më parë. Mendohet se gjetjet i përkasin një hominoidi mashkull i cili ka jetuar rreth 12 milion vite më parë (Era e Miocenit të Mesëm). I pagëzuar me emrin “Lluc”, mashkulli hominoid shfaq tipare moderne si një fytyrë e sheshtë dhe nofulla jo shumë të dala. Ky zbulim hedh një dritë të re në lidhje me evolucionin e hominidëve (Familja Hominidae) në përgjithësi, ku përfshihen orangutangët, shimpazetë, bonobotë, gorillat dhe njerëzit.

Në studimin e publikuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences” u prezantuan të dhëna bindëse se individi në fjalë i përket një specie dhe gjinie, të Familjes Hominidae, të panjohur më parë nga taksonomët e Primatëve.

Kraniumi i pjesëshëm dhe mandibulat e species hominide u zbuluan në vitin 2004 në Abocador de Can Mata, një rajon i njohur për nga pasuria me mbejtje fosile hominidësh. Proçesi i përgatitjes së gjetjeve fosile për studim ishte mjaft i komplikuar për faktin se ato ishin mjaft delikate, por pasi ky hap u kalua me sukses, rezultatet ishin befasuese: Anoiapithecus brevirostris shfaqte një kombinim të pa ndeshur më parë tiparesh.

Anoiapithecus brevirostris (emri shkencor rrjedh nga rajoni ku u gjet fosili: l’Anoia dhe prej tipareve moderne faciale të tij) shfaq një morfologji faciale moderne, e karakterizuar nga nofulla jo të dala. Krahasuar me specie e tjera të Familjes Hominidae, nofulla të tilla janë të krahasueshme vetëm me specie të gjinisë Homo.

Përtej ngjashmërisë së jashtëzakonshme nuk flitet për një tjetër specie të gjinisë Homo por mendohet të kemi të bëjmë me Evolucion Konvergjues ( dy specie të veçanta evolojnë në mënyrë të tillë që shfaqin tipare të ngjashme).

Studimi i Anoiapithecus brevirostris mund tu japë përgjigje mjaft pyetjeve të shtruara më parë nga Antropologët si ajo e origjinës gjeografike të Familjes Hominidae. Në lidhje me këtë çështje midis shkencëtarëve shfaqen divergjenca. Sipas disa Antropologëve, hominidët e sotëm rrjedhin nga një grup stërgjyshor (kenyapithecines ) që suposohet të kenë populluar zonat midis Afrkës dhe Euroazisë gjatë e Erës së Miocenit të Mesëm.

Studimi i detajuar i morfologjisë kraniale tregoi se përveç tipareve anatomike moderne hominide (aperturë nazale e gjerë në bazë, kryqe të larta zigomatike, qiellzë e thellë) Lluc shfaq edhe një grup tiparesh primitive (si mandibulë shumë robuste, sinus premaksilar shumë të reduktuar, enamel të trashë dental, maja dhëmbësh të rrumbullakosura). Këto tipare e afrojnë Lluc me një grup hominoidësh (Superfamilja Hominoidea) primitivë të njohur si Afropithecidë që mendohet të kenë jetuar në Afrikë gjatë Miocenit të Mesëm.

Krahas tipareve që shfaqen të ndërmjetme midis afropitecidëve primitive dhe hominidëve, Lluc dallohet për një pozicion të caktuar anterior të zigomatikëve, mandibula të dala dhe sinus maksilar shumë i reduktuar. Tiparet e fundit e afrojnë shumë morfologjikisht me Kenyapithecinët të cilët sipas hipotezës më të besueshme populluan gjerësisht kontinentin Afrikane e më pas kolonizuan edhe rajonin e Mesdheut diku rreth 15 milion vite më parë.

Me fjalë të tjera, gjetja e Anoiapithecus brevirostris riformuloi edhe një herë teorinë “ Në Afrikë” që shpjegon evolucionin brenda SFamiljes Hominoidea. Sipas kësaj teorie kontraversale supozohet se, paraardhësit stërgjyshor i Hominidëve të sotëm (Kenyapithecinët) me origjinë Afrikane të kenë miguar fillimisht drejt Mesdheut e më pas disa prejt tyre të jenë rikthyer në Afrikë. Kështu, mendohet se Ponginët dhe Humanët, me paraardhës të përbashkët stërgjyshor Kenyapithecinët, të kenë evoluar veças nga njëri-tjetri në Euroazi dhe Afrikë respektivisht.

Projekti në els Hostalets de Pierola vazhdon ndërkohë që priten zbulime të reja fosile të cilat do të luajnë rol kyç në testimin e hipotezës së mësipërme.

Referenca:
Salvador Moyà-Solà, David M. Alba, Sergio Almécija, Isaac Casanovas-Vilar, Meike Köhler, Soledad De Esteban-Trivigno, Josep M. Robles, Jordi Galindo, and Josep Fortuny. A unique Middle Miocene European hominoid and the origins of the great ape and human clade. Proceedings of the National Academy of Sciences, 2009

Përshtati në shqip: Loreta Bllaci

TREGOHET PЁR HERЁ TЁ PARЁ SI PЁRHAPET KANCERI NЁ TRU


ScienceDaily (13 Qershor, 2009) — kërkuesit tregojnë për herë të parë mënyrën se si kanceri përhapet deri në tru dhe zhvillohet pas “kolonizimit” të tij.
__________________________


Në studimin e publikuar në PLoS One journal, studiuesit e Universitetit të Oksfordit, prezantuan për herë të parë mekanizmin nëpërmjet të cilit qelizat kanceroze metastazike ankorohen në enët e gjakut të trurit. Një zbulim i tillë i hap rrugën formulimit të medikamenteve të reja frenuese të përhapjes së qelizave kanceroze deri në tru.

Nëse qelizat e tumorit fillestar, shkëputen nga indi ku janë origjinuar dhe kolonizojnë inde të tjera tek të cilët zhvillohen dhe formojnë progjeni, thuhet se janë metastazike. Në këtë rast, tumori është malinj - kancer (në gjuhën popullore thuhet se tumori është femër).

Pasi qelizat kanceroze mbërrijnë deri në Tru, prognoza nuk paraqitet aspak e mirë: medjania e mbijetesës është 9 muaj në kushet e trajtimit mjeksor maksimal. Tek pacientët me kancer, në më shumë se 20% të tyre, kanceri përhapet në Sistemin Nervor Qëndror.

Edhe se metastazat në tru përfaqsojnë tumoret malinje më të zakonshme, duke qenë 10 herë më të përhapur se sa kanceri që origjinohet aty, shumë pak njihet për këtë proçes.

Ekipi kërkues i Universitetit të Oksfordit, i drejtuar prej Proff Ruth Muschel i Gray Institute for Radiation Oncology and Biology, ngriti pyetjen: " Si zhvillohen qelizat tumorale në tru?" Ata studiuan në kushte laboratorike linja qelizore kanceroze njerëzore të ndryshme (të kancerit të gjirit, melanomës dhe limfomës) tek truri i minjve.

Kërkuesit vunë re se në më shumë se 95% të rasteve qelizat kanceroze metastazike zhivlloheshin në muret e enëve të gjakut që furnizojnë trurin dhe jo në qelizat nervore. Ata sugjeruan se duke përzgjedhur rrjetin e enëve të gjakut qelizat kanceroze mund të marrin të gjithë ushqimin dhe oksigjenin e nevojshëm për rritje pa qenë e nevojëshme të induktojnë zhvillimin e enëve të gjakut rreth tyre (angiogjenezë).

Nga ky studim, u zbulua edhe një lloj integrine (proteinë) në sipërfaqen e jashtme të qelizave kanceroze, e cila luan një rol thelbësor në ankorimin tek enët e gjakut dhe zhvillimin e këtyre qelizave. Në mungesë të kësaj proteine, qelizat kanceroze e kishin të pamundur për tu lidhur me enët e gjakut e për tu zhvilluar pra: metastazat bllokoheshin.
________________________________________

Komenti i figurës: Qelizat e kancerit të gjirit (të gjelbra) zhillohen tek enët e gjakut (të kuqe) që furnizojnë trurin e një miu. (Credit: Copyright Shawn Carbonell)

Referenca: W. Shawn Carbonell1, Olaf Ansorge, Nicola Sibson, Ruth Muschel. The Vascular Basement Membrane as %u201CSoil%u201D in Brain Metastasis. PLoS One, 4(6): e5857 DOI:

Përshtati në shqip: Loreta Bllaci

e hënë, korrik 06, 2009

STUDIMI I INDIVIDËVE ME SINDROMIN DOWN JEP SHPRESË NË LUFTIMIN E KANCERIT


WASHINGTON, 20 Maj 2009 (Reuters) –Individët me Sindromën Down janë më pak të prekur nga kanceri, arësyeja ka mundësi të jetë e lidhur me kopjen e tretë (ekstra) të kromozomit 21 i cili përmban të paktën një gjen tumor-supresor.

Ky zbulim dhe studime të mëtejshme të pacientëve Down mund të çojnë në gjetjen e rrugëve të reja të trajtimit të tumoreve.
Teoria e Sindromit Down lidhur me kancerin është themeluar prej kohësh nga Dr. Judah Folkman (i Universitetit të Harvard-it) i cili vdiq vitin e kaluar. Folkman ishte ai i cili zhvilloi edhe teorinë e proçesit të Angiogenezës (qelizat tumorale stimulojnë zhvillimin e enëve të gjakut rreth tyre në mënyrë që të ushqehen).

Gjenet e tepërt (ekstra) Studimi i Folkman përfshiu 18,000 individë Down të cilët shfaqën vetëm 10% të pritshmërisë për tu prekur nga Kanceri (me përjashtim të Leuçemisë). Arësyen Folkman u përpoq ta gjente tek kopja e tretë e kromozomit 21 (individët normalë kanë 2 kopje të kromozomit). Ky kromozom i tepërt tek individët Down i “dhuron” atyre 231 gjene shtesë. Një prej ketyre gjeneve është edhe DSCR1 i cili kodon për një proteinë që supreson VEGF- një nga elementët kyç gjatë proçesit të angiogjenezës. Pacientët Down duke patur një kopje të tepërt të këtij gjeni kanë edhe sasi shtesë të proteinës VEGF-supresore. Për këtë arësye ata shfaqin rezistencë tumorale sikurse edhe“minjtë Down” e modifikuar gjenetikisht (përmbajnë një kopje shtesë të gjenit DSCR1). Mendohet se DSCR1, së bashku me proteinat e koduara nga një gjen tjetër DYRK1A, përfshihet në rregullimin e kalcineurinës – komponim i përfshirë prej kohësh në kërkimet e kancerit. Individët Down përveç rezistecës tumorale, kanë edhe më pak shanse për të zhvilluar sëmundje të lidhura me angiogjenezën si retinopatia diabetike dhe ateroskleroza.

“Meqënëse kromozomi human i 21-të përmban më shumë se 200 gjene është i habitshëm fakti që vetëm gjeni DSCR1 të jetë i vetmi i lidhur me supresionin tumoral tek individët Down” u shprehën kërkuesit.

Loreta Bllaci

NЁNTЁ JETЁ? SISTEMI NERVOR QЁNDROR I MACEVE RIPARON VETEN DHE RIMERR FUNSKIONET E MЁPARЁSHME

ScienceDaily (31 Mars 2009) – duke studiuar një çrregullim neurologjik tek macet, shkencëtarët zbuluan rastësisht aftësinë befasuese të SNQ së maceve për tu riparuar dhe rimarrë funksionet e meparëshme nervore.

Në studimin e publikuar më 31 Mars 2009 në “Proceedings of the National Academy of Sciences” ekipi i kërkuesëve të Universitetit Wisconsin-Madison raportoi se rigjenerimi i mielinës tek macet mund të çojë në rimarrjen e funskioneve nervore.


Mielina është substancë lipidike e cila formon mbështjellën e fibrave nervore dhe lehtëson përçimin e impulseve nervore. Humbja e saj si pasojë e sëmundjeve, në varësi të nervave që preken, shkakton dëmtim të ndjeshmërisë, lëvizjes, funksioneve kognitive etj.


Qëllimi fillestar i studimit lidhej me testimin e efekteve mbi rritjen dhe zhvillimin të një diete me ushqim të rrezatuar tek macet e mbarsura. (Rrezatimi i ushqimit është proçesi i ekspozimit të ushqimit ndaj rrezatimit jonizues i cili shkakton shkatërrimin e mikroorganizmave dhe insekteve që mund të gjenden në ushqim. Efektet e tij janë të ngjashme me ato të pasterizimit të likuideve p.sh. qumështit por si proçese janë thelbësisht të ndryshme).


Si rezultat, pas një periudhe tre-katër mujore në dietë, macet shfaqën çrregullime të rënda neurologjike (të lëvizjes, humbje e shikimit dhe paralizë). Tek macet e prekura u konstatua demielinim i gjerë i Sistemit Nervor Qëndror.


Edhe se simptomat neurologjike të demielinimit tek macet dhe njerëzit janë të ngjashme nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sëmundjet e lidhura me degradimin mielinik.
Pas ndërprerjes së dietës macet u përmirësuan gradualisht por sërisht jo të gjitha funskionet e humbura u rifituan. Shtresat e reja mielinike nuk kishin të njëjtën trashësi me ato tek individët e shëndetshëm .

“Veçantia e këtij studimi konsiston në faktin se konfirmon rëndësinë klinike të strategjive të lidhura me rimielinimin në kurimin e sëmundjeve si Skleroza e Shumëfishtë (Multiple) apo çrregullime të tjera të SNQ me bazë degradimin mielinik tek njerëzit”.

“ Shkaku i vërtetë i një çrregullimi të tillë neurologjik tek macet që iu nënshtruan dietës është i panjohur” u shpreh Ian Duncan, neuroshkencëtar i UW-Madison, drejtues i studimit por i papërfshirë në studimin fillestar të dietës.

Sipas tij, efektet e ushqimit të rrezatuar tek macet dhe njerëzit janë të pavarura. Mendohet që të jetë më tepër një proçes “specie specifike” dhe i lidhur me dozën (sasi dhe kohë) e ushqimit të rrezatuar.

University of Wisconsin-Madison (2009, March 31). Nine Lives: Cats' Central Nervous System Can Repair Itself And Restore Function. ScienceDaily.
Përshtati në shqip: Loreta Bllaci

TABELЁS PERIODIKE I SHTOHET NJЁ ELEMENT I RI


BERLIN, 11 Qershor 2009 (Reuters) – një element i ri kimik super i rëndë do të përfshihet së shpejti zyrtarisht në tabelën periodike.

“Elementi i ri është afërsisht 277 herë më i rëndë se Hidrogjeni, duke përfaqësuar kështu edhe elementin më të rëndë të Tabelës Periodike” u shprehën shkencëtarët e GSI Helmholtz Center for Heavy Ion Research të Mërkurën (10 Qershor) në deklaratën e tyre zyrtare.

Për prodhimin e bërthamës së elementit të ri, i njohur edhe si Ununbium (numri 112 në Latinisht) u bashkuan bërthamat e Zinkut dhe Plumbit. Zbulimi i elementit të ri nga skuadra e dretjuar prej Sigurd Hofmann i Helmholtz Center është konfirmuar edhe nga IUPAC (International Union of Pure and Applied Chemistry).

IUPAC ka kërkuar emërtim zyrtar për elementin në fjalë.
Sipas drejtorit tëi përgjithshëm të IUPAC (North Carolina), krijimii elementit të ri ka ndihmuar kërkuesit të kuptojnë se si funksionojnë impiantet bërthamore dhe bombat atomike. Numri Atomik 112 i referohet shumës së numrave atomik të Zinkut (30) dhe Plumbit (82). Numri atomik tregon numrin e protoneve të gjendur në Bërthamën e një atomi të caktuar. Shkencëtarët e Helmholtz Center që nga viti 1981 kanë zbuluar gjashtë elemente kimikë të numëruar 107-112. Pesë elementët e tjerë janë tashmë të njohur dhe të emërtuar. Në vitin 1925 shkencëtarët zbuluan elementin e fundit të tabelës periodike të gjetur në natyrë. Që nga ai vit kërkuesit janë përpjekur për të krijuar element të rij, të rëndë.

Raportuar nga nga Jacob Comenetz
Edituar nga Philippa Fletcher

Përshtatur në shqip nga Loreta Bllaci

GJUMI I "VARFЁR" RRIT RREZIKUN PЁR ZHVILLIMIN E HIPERTENSIONIT

CHICAGO, 9 Qershor 2009 (Reuters) – sipas kërkuesëve amerikanë, adultët (me moshë mesatare 40 vjeç) të cilët flenë pak kanë më shumë mundësi të zhvillojnë hipertension. Nga ky studim, që synon të vlerësojë korrelacionin pagjumësi-hipertension rezultoi se reduktimi i gjumit me mesatarisht një orë përgjatë pesë vitesh rrit me 37% rrezikun. Këto nuk janë të vetmet pasoja, ky grup (individët me pak orë gjumë) shfaq edhe rrezikshmëri më të lartë ndaj infeksioneve, sëmundjeve të zemrës, trombozave dhe kancerit. Sipas U.S. Centers for Disease Control and Prevention një adulti i nevojiten 7 -9 orë gjumë, reduktimi i këtij intervali shoqërohet me pasoja shëndetësore të cilat kanë filluar të evidentohen nga studime të ndryshme. Studime të ngjashme tek fëmijët kanë treguar se reduktimi i orëve të gjumit lidhet me obesitetin, depresionin dhe hipertensionin. Në këtë studim u përfshinë 578 adultë me moshë mesatare 40 vjeç. Secilit prej tyre iu mat tensioni dhe iu shënuan orët e gjumit. Vetëm 1% prej tyre flinin >= 8 orë. Sipas studiuesëve çdo orë reduktim i gjumit rrit rrezikun për zhvillimin e hipertensionit. Nga studimi rezultoi se meshkujt, veçanërisht meshkujt negri, flinin shumë më pak se sa femrat e bardha rreziku i të cilave për zhvillim të hipertensionit ishte i ulët. Studiuesit nuk i lidhën rezultatet e studimit me Apenë e Gjumit (SOAP, një formë e rëndë gërhitjeje) që njihet për kontributin e saj në hipertension. Sipas Knutson, meshkujt që flejnë më pak janë më të rrezikuar pavarësisht nëse gërhasin ose jo. Nga ana tjetër, femrat gërhitëse kanë probabilitet më të lartë për të zhvilluar hipertension. Arësyet për të shpejguar diferenca të tilla gjinore nuk janë të qarta por gërrhitja edhe se është me e rrallë tek femrat por mund të jetë më fortësisht e lidhur me Apenë e Gjumit.

Përshtat në shqipi: Loreta Bllaci